Informationsfilme ?ber die Mormonen

Bestellen Sie online das Buch Mormon - kostenfrei

  • A keni pyetje?
    Na merrniNa merrni:
    +355(0)682016570

A jeni ju të krishterë?

Gordon B. Hinkli, një President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ka thënë:

“Ne jemi të krishterë në kuptimin më të vërtetë të fjalës dhe kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e njohur gjerësisht. Ka pasur një kohë kur njerëzit kudo thonin se ne nuk jemi të krishterë. Ata kanë arritur të pranojnë që jemi dhe që kemi një besim të gjallë e dinamik i cili bazohet mbi mësimet e Jezu Krishtit.”

“Natyrisht që e njohim Jezu Krishtin për Udhëheqës, Mbret dhe Shpëtimtar tonin. Ai është personi më i epërm në historinë e njerëzimit, i vetmi njeri i përkryer që ka jetuar ndonjëherë në këtë tokë, Biri i gjallë i Perëndisë të gjallë. Ai është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, përmes sakrificës shlyese të të cilit u bë e mundur që ne të kemi jetë të përjetshme.”

“Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i luten Perëndisë dhe e adhurojnë Atë në emër të Jezu Krishtit. Ai është në qendër të besimit tonë dhe është kreu i Kishës sonë. Libri i Mormonit është një dëshmitar tjetër i Jezu Krishtit dhe dëshmon për natyrën e Tij hyjnore, jetën e Tij dhe shlyerjen e Tij.”

A është kishë e krishterë Kisha e Jezu Krishtit?

M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

“Ka shumë vetë të cilët thonë se shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë në ‘një Jezus tjetër’ për të krishterë të tjerë dhe, prandaj, nuk janë ‘të krishterë’. . . Ne besojmë tek Jezusi i Dhiatës së Re dhe në atë që mund të mësojmë aty për Të. Në lidhje me Jezusin, ne besojmë në doktrina që të krishtrët e tjerë nuk besojnë, por kjo bazohet mbi mësimet që kemi marrë nëpërmjet zbulesës, të cilën të tjerët nuk e njohin. . .”

“Është dëshira jonë më e madhe që të krishterët dhe jo të krishterët të kuptojnë njëlloj që ne e duam Zotin Jezu Krishti. Ne e nderojmë emrin e Tij. E konsiderojmë nder dhe privilegj të marrim mbi vete emrin e Krishtit si të krishterë dhe si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme."

A është Kisha e Jezu Krishtit një kishë protestante?

Gordon B. Hinkli, një President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tha:

“Ne nuk jemi një organizatë që është shkëputur nga Kisha Katolike Romake apo nga ndonjë kishë tjetër. Nuk kemi lindur si rezultat i ndonjë reformimi. Ne shpallim se kjo është një rivendosje. Mësimet dhe organizimi i Kishës janë ashtu siç qenë në lashtësi.”

Cili është koncepti juaj për Perëndinë?

Perëndia është i përsosur, i gjithëdijshëm e i plotfuqishëm. Është sundimtari i universit. Ai gjithashtu është mëshirëplotë, mirëdashës dhe i drejtë. Ai është Ati ynë në Qiell. Ne u krijuam në shëmbëllim të Tij (Zanafilla 1:27). Trupi i Tij duket i njëjtë si i yni, por është i pavdekshëm, i përkryer dhe i lavdishëm në një mënyrë që s’mund të shprehet dot me fjalë. Meqenëse ne jemi fëmijët e Tij, Ai na njeh dhe na do secilin personalisht. Ai ka krijuar një plan që t’i ndihmojë fëmijët e Tij të gjejnë gëzim në këtë jetë dhe më pas të kthehen për të jetuar sërish me Të. Nëse dëshironi të dini më shumë për Perëndinë dhe planin e Tij për fëmijët e Vet, ju lutemi ndiqni këtë lidhës.

A është Jezu Krishti Shpëtimtari ynë vetjak?

Marion G. Romni, ish-anëtar i Presidencisë së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme tha:

“Për të fituar jetën e përjetshme ne duhet të përulemi e të pastrojmë vetveten në një mënyrë të tillë që vërtet të mund të marrim nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë një dëshmi vetjake se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari ynë vetjak ashtu dhe Shëlbuesi i Botës.”

A mund të jenë përgjithnjë bashkë një bashkëshort e bashkëshorte?

Familja mund të jetë së bashku përgjithnjë.

Familja mund të qëndrojë bashkë - jo vetëm në këtë jetë, por në gjithë përjetësinë.

Familja mund të jetë burimi i gëzimit më të madh, megjithatë, humbja e një pjesëtari të dashur të familjes mund të jetë burim i hidhërimit më të thellë.

Kur një njeri i dashur vdes, kjo gjë, megjithatë, nuk do të thotë se lidhjes së atij personi i ka ardhur fundi. Zoti i zbuloi Jozef Smithit: “Po ai shoqërim që ekziston mes nesh këtu, do të ekzistojë mes nesh atje [në përjetësi], veçse do të jetë me lavdi të përjetshme”. (Doktrina e Besëlidhje 130:2.)

Nëse pjesëtarët e një familjeje e pranojnë shlyerjen e Jezu Krishtit dhe shkojnë pas Tij, ata mund të jenë së bashku përgjithnjë, nëpërmjet ordinancave të shenjta të cilat kryhen në tempujt e Perëndisë.

A besoni ju se familjet do të jetojnë së bashku në qiell?

Një nga mësimet që është tipar dallues i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, thotë se martesa mes një burri e një gruaje mund të zgjasë përgjithnjë. Një martesë që lidhet në një tempull të Kishës, nuk mbaron me vdekjen. Përkundrazi, martesa dhe marrëdhënia familjare “vuloset” me anë të autoritetit të priftërisë (Mateu 16:19), domethënë, ajo mund të vazhdojë në gjithë përjetësinë, nëse çifti i martuar ndjek me besnikëri mësimet e Jezu Krishtit.

Më 1995 profeti i gjallë i Perëndisë dhe Dymbëdhjetë Apostujt nënvizuan kuptimin e martesës dhe të familjes, në një deklaratë të titulluar, Opens internal link in current window"Familja - Një Proklamatë drejtuar Botës", të cilën jeni të mirëpritur ta lexoni.

Cili qe Jozef Smithi?

Jozef Smith i Riu lindi më 1805 në Kontenë Uindsor të Vermantit, SHBA, si biri i prindërve Jozef Smith Plaku dhe Lusi Mak Smith. Ai kishte dhjetë vëllezër e motra. Prindërit e mësuan që të lutej, të lexonte Biblën dhe të kishte besim tek Perëndia. Ai u tërhoq pas një gjallërie fetare të kohës së tij dhe u përpoq të gjente kishën e vërtetë. Si përgjigje të një lutjeje të zjarrtë, ai përjetoi atë që njihet si Vegimi i Parë.

Në moshën 14-vjeçare Jozefi pa Perëndinë Atë dhe Birin e Tij Jezu Krishti. Kur Jozefi ishte 17 vjeç, tek ai erdhën lajmëtarë nga qielli për ta përgatitur për detyrën e tij në rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit mbi tokë. Ai qe një profet sikurse profetët e kohërave biblike.

Çfarë e dallon Librin e Mormonit nga Bibla?

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër se Jezu Krishti ka jetuar vërtet dhe se Ai ishte dhe është Biri i Perëndisë. Ai përmban shkrimet e profetëve të lashtë. Njëri prej tyre, Lehi, jetoi në Jeruzalem rreth vitit 600 p.e.s.. Perëndia e urdhëroi Lehin t’i printe një grupi të vogël njerëzish drejt kontinentit amerikan. Atje ata u shtuan dhe u bënë komb i madh.

Perëndia thirri mes tyre edhe profetë të tjerë. Libri i Mormonit është grumbullim i shkrimeve të këtyre profetëve dhe i autorëve të këtyre shënimeve. Quhet me emrin e Mormonit, një nga të fundit e këtyre profetëve të lashtë.

Ata e njihnin planin e Atit tonë Qiellor për fëmijët e Tij si dhe misionin e Jezu Krishtit. Ata kanë bërë të ditur që Jezu Krishti u shfaq në Amerikë mbas ringjalljes së Tij, u mësoi atyre ungjillin e Tij dhe themeloi mes tyre Kishën e Tij. Libri përmban mësimet e Jezu Krishtit dhe dëshmon për sakrificën e tij shlyese dhe dashurinë e Tij. Ai mbështet dhe përforcon Biblën.

Libri i Mormonit mbyllet me premtimin e mrekullueshëm që kushdo që e lexon dhe lutet me zell në lidhje me të, mund ta dijë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë se ai është i vërtetë. (Moroni 10:4.)

A do të më falë Perëndia, nëse unë kam bërë diçka shumë të keqe?

Ati juaj në qiell dëshiron që ju të jeni të lumtur. Mëkati dhe padrejtësia i brengos njerëzit, ngaqë “ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi” (Libri i Mormonit, Alma 41:10).

Përmes sakrificës shlyese të Jezu Krishtit, Ati juaj Qiellor ka përgatitur një mënyrë që ju të pendoheni dhe të merrni falje për atë që bëtë gabim.

Që ju të pendoheni, duhet: 

  • T'ia rrëfeni këkatin tuaj Perëndisë.
  • Të ndiene sinqerisht keqardhje për mëkatet tuaja.
  • T'i kërkoni Perëndisë faljen.
  • Të bëni gjithçka për të dëmshpërblyer çdo pasojë të mundshme.
  • Të largoheni nga mëkati dhe të mos e përsërisni.

Falë sakrificës shlyese të Krishtit, pendimi i sinqertë çon drejt faljes dhe një paqeje më të madhe në këtë jetë. Ai do t’ju përgatisë që të jeni së bashku me Atin tuaj Qiellor në jetën që vjen.

Çfarë ndodh në një pagëzim?

Jezu Krishti na mësoi se duhet të pagëzohemi nëpërmjet zhytjes. Vetë Ai dha shembullin duke u pagëzuar “[për të përmbushur] çdo drejtësi” (Mateu 3:15).

Ne pagëzohemi për faljen e mëkatëve (Veprat e Apostujve 2:38; 22:16). Gjithashtu pagëzohemi që të bëhemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit dhe të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë. (Gjoni 3:5.)

Në ordinancën e shenjtë të pagëzimit ne i japim një premtim Perëndisë - bëjmë një besëlidhje. Premtojmë të pranojmë Krishtin, t’i shkojmë pas dhe të mbajmë urdhërimet e Tij deri në fund. Në këmbim, Ati ynë Qiellor premton t’i falë mëkatet tona dhe të na lejojë të kthehemi e të jetojmë me Të, nëse e mbajmë besëlidhjen tonë.

A mjafton nga ana e saj sakrifica e Krishtit për të më shpëtuar?

Domethënia e plotë e shlyerjes, ngjarjes më të rëndësishme në historinë e botës, nuk mund të shprehet me fjalë. Kur Shpëtimtari vuajti në Gjetsemani dhe në kryq, Ai shleu për mëkatet tona. Ky është lajmi i mirë për të gjithë njerëzimin!

Mirëpo, sa vuajti për mëkatet tona, vështirë të kuptohet. Vetëm dimë që në Gjetsemani vuajti agoni të tilla sa i pikonte gjak nga çdo pore (Luke 22:39-44).

Më vonë, kur Jezusi gjendej i varur në kryq, Ai mori përsipër vullnetarisht një vdekje të dhimbshme me një nga mënyrat më mizore që ka pasur ndonjëherë.

Për këtë Shpëtimtari tha:

“Pasi vër re, unë ... i kam vuajtur këto gjëra për të gjithë, që ata të mos vuajnë ... sa unë.” (Doktrina e Besëlidhje 19:16-17.)

Kur Jezu Krishti pagoi për mëkatet tona, bëri diçka që vetëm Ai mundej. Në mënyrë që shlyerja të ketë ndikimin e saj të plotë në jetën tonë, ne duhet të kemi besim tek Jezu Krishti, të pendohemi për mëkatet tona, të pagëzohemi, të marrim Frymën e Shenjtë, t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë dhe të përpiqemi të jemi ashtu si Ai. Kur ne këto i bëjmë, mund të kthehemi për të jetuar bashkë me Të e me Atin Qiellor dhe të jemi me ta përgjithnjë, falë sakrificës së Tij shlyese.

Kush e shkroi Librin e Mormonit?

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër se Jezu Krishti ka jetuar vërtet dhe se Ai ishte Biri i Perëndisë. Ai përmban shkrimet e profetëve të lashtë. Njëri prej tyre, Lehi, jetoi në Jeruzalem rreth vitit 600 p.e.s.. Perëndia e urdhëroi Lehin t’i printe një grupi të vogël njerëzish drejt kontinentit amerikan. Atje ata u shtuan dhe u bënë komb i madh.

Perëndia thirri mes tyre edhe profetë të tjerë. Libri i Mormonit është grumbullim i shkrimeve të këtyre profetëve dhe i autorëve të këtyre shënimeve. Quhet me emrin e Mormonit, një nga të fundit e këtyre profetëve të lashtë.

Ata e njihnin planin e Atit tonë Qiellor për fëmijët e Tij si dhe misionin e Jezu Krishtit. Ata kanë bërë të ditur që Jezu Krishti u shfaq në Amerikë mbas ringjalljes së Tij, u mësoi atyre ungjillin e Tij dhe themeloi mes tyre Kishën e Tij. Libri përmban mësimet e Jezu Krishtit dhe dëshmon për sakrificën e tij shlyese dhe dashurinë e Tij. Ai mbështet dhe përforcon Biblën.

Libri i Mormonit mbyllet me premtimin e mrekullueshëm që kushdo që e lexon dhe lutet me zell në lidhje me të, mund ta dijë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë se ai është i vërtetë. (Moroni 10:4).

Çfarë mendoni ju për Jezu Krishtin?

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Ai është Biri i vetëmlindur në mish i Atit Qiellor. Ai është Shëlbuesi ynë. Nëpërmjet Jezu Krishtit, Ati ynë Qiellor ua ka bërë të mundur të gjithë njerëzve të bëhen si Ai, të kthehen tek Ai dhe të qëndrojnë me Të.

Ne e duam Krishtin. Ne e adhurojmë Krishtin. Ai është shembulli ynë dhe Shpëtimtari ynë.