Gemeinden in Deutschland

  • Lidhuni me ne
    phoneNa Merrni:
    +355(0)682016570

Aktivit?tenkalender f?r Singles

Si pasqyrohet koncepti juaj për Perëndinë tek jeta e anëtarëve të Kishës suaj?

Anëtarët e Kishës dinë që një Atë Qiellor i dashur ka përgatitur një plan të mrekullueshëm, që të gjithë fëmijët e Tij të mund të bëhen të lumtur. Kjo dije i jep jetës kuptim dhe qëllim dhe çon në një ndjenjë të pakrahasueshme kënaqësie.

Si mund të gjej anëtar për të biseduar për Kishën tuaj?

Nëse do të dëshironit vizitë nga një përfaqësues i Kishës, ju lutemi  Opens internal link in current windowndigni këtë lidhës që të merrni formularin e kontaktit.

Ju mund t’i drejtoheni një udhëheqësi të bashkësisë vendore të Kishës, i cili quhet Peshkop ose President i Degës. Ju mund ta gjeni numrin e tij në numratorin telefonik, nën klasifikimin “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”.

Jeni të mirëpritur përherë më së miri për të ndjekur një nga shërbesat tona. Anëtarët e lagjes do të jenë të lumtur që t’ju takojnë e t’u përgjigjen pyetjeve tuaja. Nëse dëshironi të dini se ku ndodhet në zonën tuaj një godinë e mbledhjeve, ju lutemi  Opens internal link in current windowndiqni këtë lidhës.

Përse nuk pini kafe dhe çajëra të zinj e të gjelbra?

Trupi ynë është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Në mënyrë që ne të mbajmë trupin dhe mendjen tonë të shëndetshme dhe të fortë, më 1833 Jozef Smithi mori një ligj shëndetësor nga Perëndia. Ky ligj njihet si Fjala e Urtësisë.

Në të Perëndia jo vetëm që thekson rëndësinë e ushqimit të duhur dhe të shëndetit fizik e mendor, por edhe ndalon përdorimin e këtyre substancave:

  • Duhani
  • Alkooli
  • Kafeja dhe çajërat e zinj e të gjelbra
  • Substancat e ndaluara

Perëndia u premton bekime të mëdha fizike dhe shpirtërore atyre që zbatojnë Fjalën e Urtësisë. Edhe shkenca sot mbështet disa nga këto parime, të cilat Perëndia me dashurinë e Tij ia transmetoi Jozef Smithit pothuajse dyqind vjet më parë.

Çfarë bëhet me të dhjetën e anëtarëve?

Parimi i së dhjetës ose i dhurimit vullnetarisht të një të dhjetës së të ardhurës për punën e Perëndisë, njihej tashmë në kohërat e Dhiatës së Vjetër. Abrahami i pagoi të dhjeta Melkisedekut (Zanafilla 14:17-20).

Përmes ligjit të së dhjetës Zoti financon Kishën e Tij. Sot të gjithë anëtarët besnikë të Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme paguajnë një të dhjetën e të ardhurave të tyre. E dhjeta përdoret për qëllimet që vijojnë:

  • Për të ndërtuar tempuj, godina të mbledhjeve dhe ndërtesa të tjera. 
  • Për fondin e administrimit të Kishës. 
  • Për të financuar programin e misionit. 
  • Për sigurimin e materialeve mësimore dhe të tjera. 
  • Për punën në tempull, gjenealogjinë dhe shumë punë të tjera të rëndësishme të Kishës. 
  • Për qëllime arsimore. 

Kur Zoti ia kujtoi këtë ligj popullit të Tij nëpërmjet profetit Malakia tek Dhiata e Vjetër, Ai u premtoi një bekim atyre që paguanin një të dhjetë të ndershme. (Malakia 3:10).