Në vitin 1999 u organizua Dega e Elbasanit. Po këtë vit u krijua Distrikti I Tiranës. Në 2001 u krijua Dega e Fierit dhe në 2003 ajo e Lushnjës. Në vitin 2005 u krijua Dega e Vlorës, dhe në 2008 ajo e Shkodrës.
Familja e pare shqiptare u vulos në Tempullin e Frankfurtit në vitin 2000. Kisha ka mbi 1500 anëtarë dhe është organizuar në një district me njëmbedhetë degë. Anëtarët e Presidencisë së Distriktit dhe shumë nga presidentët e degëve janë vendas. Godina të mbledhjëve janë bërë në Durrës dhe në Elbasan. Mbledhjet e tjerë zhvillohen në ndërtesa të marra me qera.
Në shqipëri shërbejnë me kohë të plotë 34 misionarë, 6 motra misionare dhe 3 çifte. Shumë anëtarë nga Shqipëria po shërbejnë misione në mbarë boten. Libri i Mormonit është përkthyer në gjuhën shqipe dhe është në dispozicion të misionarëve dhe anëtarëve të Kishës.