Gemeinden in Deutschland

Gemeindeh?user und Tempel - Kurzfilm

  • Lidhuni me ne
    phoneNa Merrni:
    +355(0)682016570

Fillimet e Kishës në Shqipëri

                Historia e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqiperi zë fill në vitin 1991 kur Plaku Hans B. Ringger i të Shtatëdhjetëve, i kërkoi Presidentit Kenneth D. Reber, të merrte përgjegjësinë për punën misionare në shqipëri.  Në nëntor të vitit 1991 ata zhvilluan disa takime mbi mundësinë d dërgimit në vend të ndihmës humanitare nga Kisha.  Në vitin 1992 u caktuan dy çifte për të shërbyer si misionarë humanitarë dhe në qershor të 1992 katër misionarë u caktuan për të shërbyer në Shqipëri.  Pagëzimet e para u shënuan në verën e po atij viti dhe në gusht 1992 u krijua Dega e Parë e Tiranës.  Dega e Dytë e Tiranës u krijua në marsin e 1993 dhe në qeshor të 1993 u krijua Dega e Durrësit. 

                Në prill të 1993, Plaku Dallin H. Oakes I Kuorumit të Dymbëdhjet Apostujve vizitoi Shqipërinë dhe përkushtoi token për predikimin e ungjillit.  Kisha në Shqipëri vazhdoi të rittej dhe, në shkurtin e 1995, u krijua Dega e Tretë dhe e Katërt e Tiranës.  Po këtë muaj u legalizua nga qeveria shqiptare Fondacioni Liahona.  Në verën e 1995 Shqipëria u vu nën mbikqyrjen e Misionit të Greqisë, deri në korrikun e 1996 kur u krijua Misioni i Shqipërisë, me president Laurel Holman.