• Lidhuni me ne
    phoneNa Merrni:
    +355(0)682016570

Bestellen Sie online das Buch Mormon - kostenfrei

Informationsfilme ?ber die Mormonen

RRITJA E KISHËS

Kisha Sot

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është sot një komunitet i përbotshëm besimi. Kisha:

  • ka 13 milion anëtarë, më shumë se gjysma e tyre jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara. 
  • përfaqësohet me mbi 60.000 misionarë në 162 vende. 
  • ka botuar më tepër se 100 milion kopje të Librit të Mormonit - Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit, në më shumë se 93 gjuhë. 
  • ka në funksionim 129 tempuj në mbarë botën dhe 9 të tjerë në ndërtim. 
  • ka godina të mbledhjeve anembanë botës, në të cilat anëtarët dhe vizitorët mblidhen çdo të diel për të adhuruar Perëndinë dhe për të mësuar bashkërisht. 

Jeni të ftuar përzemërsisht të ndiqni mbledhjet tona dhe të merrni pjesë në to!

Selia Qendrore në Solt Lejk Siti

Me mbërritjen e pionierëve të parë të udhëhequr nga Brigam Jangu, Solt Lejk Siti i Jutas u bë qendra administrative e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme . Sot Solt Lejk Siti i SHBA-së është një qytet me gjallëri, në rrëzë të Vargmaleve Shkëmbore. Selia Qendrore e Kishës është në qendër të tij.

Në pasurinë e Kishës përfshihet:

  • Sheshi i Tempullit, një zonë tërheqëse me madhësi afro 14 hektarë, e cila përfshin Tempullin e Solt Lejk Sitit, Tabernakullin, Sallën e Asamblesë dhe dy Qendra për Vizitorë. 
  • Ndërtesa e Zyrave të Kishës, në lindje të Sheshit të Tempullit. 
  • Ndërtesa madhështore Qendra e Konferencave, në të cilën Kisha zhvillon konferencat e saj të përbotshme; shtrihet në veri të Sheshit të Tempullit.