Apostull Pjetri profetizoi për “[ripërtëritjen e] të gjitha gjërave” para ardhjes së dytë të Krishtit (Veprat e Apostujve 3:19-21). Ngaqë çdo gjë pati humbur për shkak të Braktisjes, Kisha e Jezu Krishtit dhe autoriteti i saj mbi tokë duhej të rivendoseshin. Kjo rivendosje do t’i jepte kujtdo mundësinë që të merrte përsëri bekimet e plota të ungjillit të Jezu Krishtit.
Rivendosja e ungjillit të Jezu Krishtit në tokë filloi me vegimin e parë të Josef Smithit. Në vitet që pasuan Krishti rivendosi priftërinë dhe themeloi rishtas Kishën e Tij. Ai vazhdon t’u zbulojë të vërteta profetëve të Tij dhe të rivendosë bekimet të cilat u morën nga toka për një periudhë kohe.
Gjatë gjithë kohës, Perëndia ka autorizuar shërbëtorët e Tij, profetët, që të veprojnë në emër të Tij. Ky autoritet quhet priftëri. Jezu Krishti ua dha priftërinë dymbëdhjetë apostujve dhe ata udhëhoqën punën e Kishës pasi Ai u ngjit në qiell. Por, pasi apostujt u vranë, priftëria dalëngadalë u zhduk nga toka.
Më 1829 Jozef Smithi mori autoritetin e priftërisë që të themelonte Kishën e Jezu Krishtit. Më 1830, e njëjta Kishë e Jezu Krishtit e cila kishte qenë shekuj më parë, u ngrit sërish dhe u rivendos në tokë.
Priftëria ndahet në dy pjesë. Priftëria më e vogël quhet “Priftëria Aarone” sipas emrit të Aaronit në Dhjatën e Vjetër. Ajo është autoriteti për të shpallur ungjillin e pendimit dhe për të pagëzuar. Priftëria më e madhe quhet “Priftëria Melkisedeke” sipas emrit të Melkisedekut në Dhjatën e Vjetër. Ajo është autoriteti për të udhëhequr Kishën dhe për të kryer të gjitha ordinancat e shenjta, që përfshin dhënien e dhuratës së Frymës së Shenjtë.
Kur Jozef Smithi përkthente Librin e Mormonit, ai dhe miku i tij Oliver Káudëri lexuan fjalët që Jezu Krishti kishte thënë për pagëzimin me zhytje për faljen e mëkateve (Libri i Mormonit, 3 Nefi 11:21-27). Më 15 maj 1829 ata të dy u lutën për një udhëzim të mëtejshëm në lidhje me pagëzimin. Në përgjigje të lutjes, një lajmëtar qiellor iu shfaq atyre. Ai ishte Gjon Pagëzori i ringjallur, i cili pastaj u dha Priftërinë Aarone, e cila përmban autoritetin për të shpallur ungjillin e pendimit dhe për të pagëzuar. Në vijim, Jozefi dhe Oliveri pagëzuan njëri-tjetrin në lumin Saskuihena aty pranë. Kjo ngjarje dha lajmin e rivendosjes së priftërisë e cila ishte hequr nga toka në kohën e braktisjes.
Në shtator 1823 Jozef Smithi qe vizituar nga një lajmëtar qiellor i quajtur Moroni, në po atë mënyrë që u ndodhte shpesh udhëheqësve të Kishës tek Dhjata e Re (shih veçanërisht Veprat e Apostujve). Ky lajmëtar i tha se Perëndia kishte një detyrë për të. Moroni i tregoi Jozefit për një dokument të banorëve të hershëm të Amerikës, i cili ishte fshehur nën tokë tek një kodër atje pranë dhe përmbante plotësinë e ungjillit të Jezu Krishtit.
Në shtator 1827 Jozefi e mori dokumentin, i cili ishte i shkruar mbi fletë të holla ari. Këto ditë ne dimë se nuk ishte e pazakontë që njerëzit e kontinenteve amerikane të kohërave të lashta të mbanin shënime në fletë metali. Nëpërmjet frymëzimit hyjnor Jozef Smithi e përktheu librin në anglisht. Atij i është vënë titulli “Libri i Mormonit - Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”. Quhet sipas emrit të Moronit, një profet i kohëve të lashta, i cili përpiloi këtë dokument të shenjtë. Si një dëshmi (dhjatë) tjetër e Jezu Krishtit, libri vërteton që Jezu Krishti vërtet ka jetuar dhe ishte me natyrë hyjnore. Libri është gjithashtu një dëshmi tjetër që Bibla është e vërtetë.
Libri i Mormonit u botua më 1830. Që atëherë ai ka bekuar jetën e miliona njerëzve, falë mesazhit të tij të fuqishëm për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.