Brigam Jang
Në qershor 1844 Jozef Smithi dhe vëllai i tij u vranë në Kartixh të Ilinoisit. Udhëheqja e Kishës i kaloi Brigam Jangut, i cili në atë kohë ishte apostulli me shërbesë më të gjatë i Kishës së Jezu Krishtitt të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Brigam Jangu u bë përgjegjësi për ekzistencën e vijueshme të Kishës. Ai:
- i priu grupit të parë të pionierëve nëpër 1000 milje stepa të papopulluara dhe, më 1847, mbërriti në luginën e Solt Lejkut të Jutas së ditëve të sotme.
- më pas sistemoi prurjen e mbi 70.000 njerëzve të ardhur nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa dhe themeloi mbi 350 koloni, ndër to qytete në Juta, Ajdaho, Uajoming, Kolorado, Nju-Meksiko, Arizonë, Nevada, Kaliforni, Kanada dhe Meksikë.
- udhëhoqi Kishën për 33 vjet.
- vdiq në Solt Lejk Siti të Jutas më 1877, në moshën 76 vjeç.
Pionerët
Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme (siç quhen anëtarët e Kishës) u përzunë prej turmave keqbërëse nga shtëpitë e tyre të Navusë së Ilinoisit më 1846. Ata kapërcyen Ajovën dhe e kaluan dimrin në Uinter Kuarters të Nebraskës, pranë Omahës së ditëve të sotme. Nën udhëheqjen e Brigam Jangut grupi i parë i pionierëve u largua nga Uinter Kuarters në pranverën e 1847-ës dhe mbërriti në luginën e Solt Lejkut më 24 korrik 1847. Largësia e përshkuar ishte afro 1600 kilometra.
Ndërmjet viteve 1847 dhe 1869:
- Grupet e pionierëve përdorën qerre, kuaj dhe karro dore për udhëtimin e tyre përmes stepave.
- Mijëra e mijëra njerëz erdhën nga vende të tjera, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Skandinavia.
- Pionierët u zhvendosën në perëndim të Shteteve të Bashkuara për të filluar një jetë të re dhe për të adhuruar Perëndinë.
- Mbi 70.000 njerëz kaluan stepat për të arritur në Solt Lejk Siti (edhe më shumë erdhën mbas përfundimit të hekurudhës më 1869).
- Duke u përhapur nga Solt Lejk Siti familjet e pionierëve kolonizuan hapësira mjaft të gjera të Shteteve të Bashkuara perëndimore.