Këtu do të gjeni një vështrim të përgjithshëm mbi historinë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Në pranverën e vitit 1820 një djalosh 14-vjeçar i quajtur Jozef Smith shkoi në një korie të vogël pemësh pranë shtëpisë së tij në Palmira të Nju-Jorkut dhe u lut që të dinte në cilën kishë të anëtarësohej. Në përgjigje të lutjes, Perëndia Atë dhe Biri i Tij Jezu Krishti iu shfaqën atij, ashtu sikurse qeniet qiellore në kohërat biblike iu ishin shfaqur profetëve si Moisiu dhe Pali. Jozefi mësoi se kisha që Jezu Krishti kishte themeluar dikur, nuk ishte më mbi tokë.
Jozef Smithi u zgjodh nga Perëndia që të rivendoste në tokë Kishën e Jezu Krishtit. Gjatë dhjetë viteve që vijuan Jozefi u vizitua nga më shumë lajmëtarë qiellorë. Ai përktheu Librin e Mormonit dhe mori autoritetin për të themeluar Kishën. Kisha u themelua më 6 prill 1830 në Fajetë të Nju-Jorkut, me udhëheqës të saj Jozef Smithin. Ajo u rrit e u bë një organizatë e cila ka anëtarë dhe bashkësi kishtare gjithkund në botë.
Më shumë mbi temën "Historia"