Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të njohur gjithashtu si “mormonët”, marrin pjesë aktivisht në punën për historinë familjare. Shumë anëtarë bëjnë hulumtime për të gjetur paraardhësit e tyre. Sipas mësimeve të Kishës anëtarët kanë një detyrim ndaj paraardhësve të vdekur të cilët nuk e patën ungjillin e Jezu Krishtit në jetën e tyre tokësore.
Kisha mban në funksionim bibliotekën më të madhe gjenealogjike në botë: Biblioteka e Historisë Familjare, në Solt Lejk Siti të Jutas. Ajo është e hapur për publikun dhe ofron përdorimin e miliona vëllimeve të të dhënave të lindjes, martesës, vdekjes si dhe të regjistrimeve të tjera. Nuk ka tarifa për asnjë prej shërbimeve.
Kisha ka gjithashtu në funksionim degë të
Bibliotekave të Historisë Familjare anembanë botës, që janë të hapura për cilindo që është i interesuar për historikun e familjes.
Ju mund të zbuloni paraardhësit tuaj dhe të gjeni informacion mbi burime të historisë familjare tek këndi i Kishës në internet për këtë gjë,
www.familysearch.org.
Më shumë mbi temën "Historia Familjare" gjendet tek "Familja dhe Tempujt"![]()