Martesa dhe familja zënë një vend qendror tek plani i Perëndisë për destinacionin e përjetshëm të fëmijëve të Tij. Apostulli Pali deklaroi se “në Zotin as burri s'është pa gruan, as gruaja pa burrin” (1 Korintasve 11:11). Perëndia gjithashtu urdhëroi që, brenda një martese, burri dhe gruaja duhet të shtoheshin e të mbushnin tokën (Zanafilla 1:28), me fjalë të tjera, që ata duhet të kishin fëmijë dhe të krijonin një familje.
Ky themel teologjik ka bërë që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të përgatisë e të kultivojë programe dhe masa me shtrirje mjaft të gjerë, që martesa dhe familja të përparojnë. Pavarësisht nga çdo ndryshim kulturor dhe të qytetërimit, Kisha e Jezu Krishtit ia del të theksojë vlerën e familjes kudo në botë e t’i japë asaj vendin qendror në një mënyrë të atillë, saqë jeta e anëtarëve të Kishës mbushet me vetëdije se martesa dhe familja zgjasin përtej vdekjes - janë të përjetshme.
Familja, pra, i jep trajtë konstruktit të pjesës më të madhe të zhvillimit tonë vetjak. Dashuria atje sundon, njerëzit ndihmojnë dhe mësojnë njërin-tjetrin dhe një njeri mëson nga një tjetër. Gëzimi dhe trishtimi ndahen së bashku. Familja mund të krijojë disa sfida të vështira për njerëzit, por gjithashtu mund të sigurojë disa nga çastet më të lumtura të jetës së njeriut.
Ashtu si çdo gjë tjetër me vlerë, marrëdhëniet brenda familjes kërkojnë kohë dhe përpjekje.
Më shumë mbi temën "Familja" gjendet tek "Familja dhe Tempujt"![]()