Das Buch Mormon online lesen


Bestellen Sie online das Buch Mormon - kostenfrei

SHKRIMET E SHENJTA

Kisha e Jezu Krishtit e Shentorëve të Ditëve të Mëvonshme pranon këto libra si kanunin e Shkrimit të Shenjtë:

Bibla – që përbëhet nga Dhjata e Vjetër dhe e Re.

Libri i Mormonit – një vëllim i shkrimit të shenjtë i krahasueshëm me Biblën. Ai përmban shkrime të profetëve në kohërat e lashta. Njëri prej tyre, Lehi, jetoi në Jeruzalem rreth vitit 600 p.e.s. Me urdhër të Perëndisë, Lehi udhëhoqi një grup të vogël njerëzish drejt kontinentit të Amerikës. Atje ata u shtuan dhe u bënë një komb i madh me profetë. Libri i Mormonit është grumbullim i shkrimeve të profetëve dhe udhëheqësve të këtij qytetërimi. Quhet me emrin e Mormonit, një nga të fundit e këtyre profetëve të lashtë.  Mesazhi thelbësor i Librit të Mormonit, pavarësisht se është një kronikë e njerëzve të atjeshëm dhe e profetëve të tyre, i përket misionit të Jezu Krishtit, pranisë së Tij për një kohë mes njerëzve në Amerikë mbase u ringjall dhe mësimet e Tij. Bashkë me Biblën, Libri i Mormonit dëshmon që Jezu Krishti ka jetuar vërtet dhe që Ai është Biri i Perëndisë dhe shëbuesi i gjithë njerëzimit.

Doktrina e Besëlidhje – një grumbullim i zbulesave hyjnore dhe i shpjegimeve të frymëzuara të cilat u janë dhënë profetëve nga Perëndia në shekullin e 19-të e në vazhdim, për të themeluar dhe udhëhequr Kishën në ditët e mëvonshme.

Perla me Vlerë të Madhë – një përzgjedhje e zbulesave, e përkthimeve dhe e shkrimeve nga Jozef Smithi.

Opens internal link in current windowLexojini shkrimet e shenjta online