SHËRBESAT E ADHURIMIT

Shërbesa më e rëndësishme për një njeri dhe për familjen është mbledhja e Sakramentit në çdo javë. Ajo zhvillohet të dielave në godinën kishtare dhe zgjat rreth 70 minuta. Vizitorët janë të mirëpritur përzemërsisht. Çdo mbledhje e Sakramentit është një shërbesë për familjen bashkërisht me fëmijët. 

Shërbesa përmban këto elemente: 

  • Himne: Të gjithë anëtarët e bashkësisë kishtare këndojnë himnet. 
  • Lutje: Anëtarë të Kishës thonë lutje.  
  • Bekimi dhe shpërndarja e Sakramentit: Sakramenti (që përmban simbolet bukë dhe ujë) u shpërndahet anëtarëve të bashkësisë kishtare.  
  • Folës: Zakonisht caktohen dy ose tre folës në një mbledhje, të cilët flasin për tematika të ungjillit, mbështetur me referime nga shkrimi i shenjtë.
  • Nuk mblidhen pará gjatë shërbesave ose mbledhjeve të Kishës.

Mbledhje të Tjera

Vizitorët janë të mirëpritur përzemërsisht edhe në mbledhjet e tjera, të cilat zhvillohen përpara ose pas Mbledhjes së Sakramentit. 

  • Ofrohen klasa mësimore të Shkollës të së Dielës për çdo grupmoshë nga 12 vjeç e lart. 
  • Fillorja përmban një mbledhje të përgjithshme dhe klasa mësimore sipas moshës, për fëmijët nga 3 deri 11-vjeçarë. 
  • Gjithashtu ka edhe Klasë Mësimore të Çerdhes për femijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç. 
  • Organizata e Të Rejave ofron klasa mësimore për vajzat 12 deri 17-vjeçare. 
  • Gratë nga 18 vjeçe e lart mblidhen tek Shoqata e Ndihmës. 
  • Mbledhjet e priftërisë përbëhen nga klasa mësimore sipas moshës, për djemtë nga 12 vjeç e lart dhe për burrat.

Veshja

Pjesëmarrësit si rregull vishen me veshjet e së dielës, d.m.th., burrat veshin kostume ose xhaketë e pantallona, me kravatë, dhe gratë veshin fustan ose fund e bluzë. Fëmijët vishen gjithashtu me veshje të së dielës.