Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e përkufizon “priftërinë” si autoritetin për të vepruar në emrin e Perëndisë. I njëjti autoritet i cili ekzistonte në Kishën e hershme që themeloi Jezu Krishti, ekziston gjithashtu sot në Kishën e Jezu Krishtit. Kisha drejtohet dhe udhëhiqet me të.
Të gjithë anëtarët meshkuj të Kishës, të cilët kanë përgatitje dhe janë të denjë, marrin priftërinë (mundësia është nga mosha 12 vjeç) që të ndihmojnë për udhëheqjen e Kishës dhe për shërbimin për të tjerët. Një burrë që ka priftërinë mund të shërbejë, për shembull, në këto mënyra:
Kisha e Jezu Krishtit udhëhiqet nga Zoti Jezu Krishti përmes një profeti të gjatë. Profeti ndihmohet nga dy këshilltarë. Së bashku ata përbëjnë Presidencinë (kryesinë) e Parë. Këta të tre ndihmohen nga një Kuorum i Dymbëdhjetë Apostujve dhe disa kuorume të Të Shtatëdhjetëve. Veç kësaj, ka edhe udhëheqës të tjerë, zonalë dhe vendorë. Njësia bazë e Kishës është familja. Të gjitha programet dhe përpjekjet e Kishës hartohen për të ndihmuar dhe forcuar martesat dhe familjet.
Presidencia e Parë udhëheq anembanë botës. |
|
Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve udhëheq anembanë botës. |
|
Presidencit e Zonave udhëheqin secila një zonë. |
|
Presidencitë e Kunjeve udhëheqin secila një kunj (i njejtë me dioqezën). |
|
Peshkopi dhe Presidenti i Degës udhëheqin secili një Lagje ose një Degë. |
|
Personi dhe familja. |
|