Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mëson që martesa dhe jeta familjare përfaqësojnë elementet kyç të ekzistencës njerëzore. Ato janë caktuar në mënyrë hyjnore (shih edhe temën “Familja”). Një jetë brenda martesës dhe familjes siguron një mundësi parësore për zhvillim shoqëror dhe besimor për cilindo që dëshiron të përsoset duke ndjekur ligjet dhe urdhërimet hyjnore.
Sipas mësimeve të Kishës martesa dhe marrëdhëniet familjare që rrjedhin prej saj, mund të zgjasin përjetësisht, kur themelohen nëpërmjet autoritetit të duhur (Mateu 16:19) dhe kur plotësohen kushtet e kërkuara.
Shih edhe:
Proklamata e Familjes