Informationsmaterial online bestellen

Grundlegende Glaubensansichten

JEZU KRISHTI

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Nën drejtimin e Perëndisë Atë, Jezu Krishti krijoi tokën (Gjoni 1:10; Hebrenjve 1:2). Ai është Shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Kur Jezusi jetoi mbi tokë, rreth 2000 vjet më parë, ai qe shembulli i një jete të shkëlqyer. Ai i mësoi njerëzit me fjalë e me shembull se si të jetojnë dhe si të duan Perëndinë dhe njeriun. Ai themeloi një kishë (Efesianëve 4:11-14) dhe la një sistem të organizuar besimor që njihet si Ungjilli i Jezu Krishtit. Në fund të jetës së Tij Jezusi vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit dhe dha jetën e Vet në kryq, duke përfunduar me këtë mënyrë shlyerjen. Nëpërmjet shlyerjes Ai shpëtoi nga mëkatet këdo që ndjek Atë (1 Pjetri 2:21). Për shkak të shlyerjes njerëzve u falen mëkatet, nëse ata pendohen ndershmërisht (Libri i mormonit, Mosia 26:30).

Përmes ringjalljes së Tij Jezu Krishti na shpëtoi nga vdekja. Ngaqë Ai mposhti vdekjen, të gjithë njerëzit marrin dhuratën e ringjalljes (Veprat e Apostujve 24:15, 1 Korintasve 15:22). Mbas kësaj jete tokësore, Jezu Krishti do të jetë gjykatësi ynë. (Veprat e Apostujve 17:31; Gjoni 5:21; Veprat e Apostujve 10:42.)

 

Më shumë për temën "Jezu Krishti"