Gratë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nuk shugurohen në priftëri, por u sigurohen mundësi të bollshme për të shërbyer si udhëheqëse dhe mësuese brenda organizatave të Kishës që udhëhiqen prej tyre në të dyja nivelet, vendor dhe të përgjithshëm. Shoqata e Ndihmës është një organizatë e përbotshme e grave me më shumë se 4 milion anëtare. Presidencia (kryesia) e saj tanishme përbëhet nga Xhuli B. Bek, Sivia H. Ollred, Barbara Tompson.
Organizata e Të Rejave u shërben vajzave nga 12 deri 18 vjeçe. Në nivelin botëror, presidentja e kësaj organizate tani është Elen S. Dalton. Këshilltaret e saj janë Meri N. Kuk dhe En M. Dib.
Organizata e Fillores mëson fëmijët nga 18-muajsh deri 12-vjeçarë. Presidente e Fillores është Sheril C. Lant; këshilltare të saj janë Margaret S. Lifërth dhe Viki F. Matsumori.
Secila nga këto organizata përmban tre nivele: botëror, kunji dhe lagjeje.