• Lidhuni me ne
    phoneNa Merrni:
    +355(0)682016570

Warum Tempel

Bestellen Sie online das Buch Mormon - kostenfrei

ZAKONET DHE PRAKTIKAT BESIMORE

Në jetën e një anëtari të Kishës ekzistojnë raste të veçanta kur ata që kanë priftëri (mbajtës të priftërisë) kryejnë ordinanca për të ose i japin një bekim të posaçëm. Këto ordinanca dhe bekime të priftërisë shpeshherë kryhen nga një pjesëtar i familjes ose nga dikush që ka lidhje të ngushta me personin që bekohet.

Vënia e Emrit dhe Bekimi i Fëmijës

Së shpejti pas lindjes, një fëmije i jepet një bekim i veçantë në të cilin shpallet emri dhe shqiptohen fjalët e bekimit for të ardhmen e jetës së tij në tokë. Ky bekim jepet nga dikush i cili mban priftërinë; shpesh është i ati i fëmijës ose një mbajtës tjetër i priftërisë i cili ka lidhje të ngushta me familjen. 

Pagëzimi

Zoti urdhëron që çdo njeri duhet të pagëzohet nga dikush që ka autoritetin e priftërisë (Gjoni 3:5). Kjo gjë është vërtetë për fëmijët nga 8 vjeç e lart dhe të rriturit, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen Kishës. Shërbesa e pagëzimit zakonisht kryhet në prani të miqve dhe pjesëtarëve të familjes në një godine të mbledhjeve ku ka vaskë pagëzimi. Ordinanca e pagëzimit kërkon që personi i cili po pagëzohet të zhytet plotësisht në ujë. 

Shugurimi në Priftëri

Në Kishë ka një priftëri të ardhur nga mesi i popullit, që do të thotë se nuk ka shërbestarë profesionistë. Një i djalë i denjë mund të shugurohet në priftërinë Aarone kur të jetë 12 vjeç dhe në priftërinë Melkisedeke kur të jetë 18 vjeç. Zakonisht pjesëtarët e familjes janë të pranishëm në shugurim për të shfaqur dashuri dhe përkrahje nga ana e tyre. Nëse një burrë i bashkohet Kishës, ai mund të marrë priftërinë sapo të jetë gati të marrë përsipër detyrat dhe përgjegjësitë që shoqërojnë priftërinë. 

Bekimet për të Sëmurët

Sikurse në kohërat e Dhjatës së Re, një person i sëmurë mund të kërkojë një bekim të veçantë nga një mbajtës i priftërisë (Jakobi 5:14). I sëmuri, së pari, vajoset duke i vënë mbi kokë disa pika vaji ulliri i cili është përkushtuar posaçërisht për bekimin e të sëmurëve. Mbas kësaj mbajtësit e priftërisë vendosin duart mbi kokën e personit dhe vulosin (konfirmojnë) vajosjen. Pas këtij veprimi, me anë ta autoritetit të priftërisë, ata shprehin një bekim. Përmbushja e një bekimi të tillë, megjithatë, varet përherë nga vullneti i Perëndisë dhe besimi i marrësit të bekimit. 

Mbrëmja Shtëpiake Familjare

Anëtarët e Kishës mbledhin së bashku pjesëtarët e familjes së tyre një herë në javë - zakonisht mbrëmjeve të së hënës - që të mësojnë njëri-tjetrin apo të përfshihen në një veprimtari të përbashkët. Familjet e shfrytësojnë këtë kohë për të zhvilluar një afërsi më të madhe me njëri-tjetrin dhe për të marrë mësimet e ungjillit të Jezu Krishtit. 

Mbajtja e Ditës së Shabatit si të Shenjtë

Për anëtarët e Kishës, e diela është Shabati, që do të thotë dita e Zotit. Në këtë ditë adhurohet Perëndia dhe nuk bëhet punë. Pas mbledhjeve të së dielës në Kishë, anëtarët e kalojnë pjesën tjetër të ditës qetësisht në shtëpi apo duke vizituar miq e të afërm ose duke kryer mirësi. 

Misioni

Zakonisht shërbehet në një mision në moshat ndërmjet 19 dhe 21 vjeç, por edhe anëtarët që kanë mbyllur marrëdhëniet e punës mund të kryejnë misione. Para se një misionar të largohet për në zonën ku do të shërbejë, ai (ose ajo) flet në mbledhjen e Sakramentit në lidhje me mësimet dhe parimet e ungjillit. Familja dhe miqtë e tij (ose të saj) janë të pranishëm gjithashtu. Sikurse klerikët nuk janë me pagesë, misioni, i cili zgjat një vit e gjysmë apo dy vjet, financohet nga vetë misionari ose nga familja. Kur një misionar kthehet nga misioni, ai (ose ajo) jep një raport të përvojave të veta në një shërbesë sakramenti. Familja dhe miqtë marrin gjithashtu pjesë në këtë shërbesë. 

Martesa

Martesat lidhen në shtëpi të veçanta adhurimi të njohura si “tempuj”. Ka 115 ndërtesa të tilla në funksionim dhe 13 të tjera në ndërtim e sipër anembanë botës. Vetëm pak të ftuar lejohen gjatë ceremonisë reale brenda tempullit. Ata janë anëtarë të Kishës të cilëve u jepet e drejta që të hyjnë në tempull. Pjesa tjetër e të ftuarve i bashkohet grupit të dasmorëve jashtë tempullit. Pas ceremonisë së tempullit çifti i sapomartuar dëshiron të nxjerrë fotografi së bashku me familjen dhe miqtë në mjedisin përreth tempullit. Zakonisht mbahet një pritje mbrëmjen përpara martesës ose pas saj, në varësi të traditave të një vendi të caktuar. Nëse e përmban tradita dhe zakoni, jepen dhurata. 

Shërbesa Mortore

Një shërbesë mortore e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme përbëhet nga pjesë muzikore fetare dhe fjalime të shkurtra që lidhen me jetën e të ndjerit dhe me mësimet e Jezu Krishtit. Mbledhja zakonisht drejtohet nga peshkopi dhe mund të mbahet në një godinë të mbledhjeve. Meqenëse besojmë që familja ribashkohet pas kësaj jete, shërbesat mortore kanë si veçori shpresën dhe besimin. Sipas zakonit të vendit apo të familjes, në të sillen lule.