Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i përkrah vlerat morale të krishtera dhe u ofron anëtarëve inkurajim të përhershëm që t’i jetojnë ato. Virtytet e përbashkëta, p.sh., ndershmëria, drejtësia, zelli për punë, besnikëria, të qenit të dobishëm etj., janë rregullisht pjesë e mësimdhënien në mbrëmjet shtëpiake familjare e në programet mësimore të Kishës dhe rrënjosen përmes veprimtarive.
Kisha mëson ligjin e dëlirësisë, sipas të cilit një burrë dhe një grua vetëm atëherë kur janë të martuar me njëri-tjetrin, mund të hyjnë në marrëdhënie seksuale.
Aborti lejohet vetëm brenda caqeve të disa rregullave dhe kushteve të përcaktuara rreptësisht.
Nuk lejohet praktika homoseksuale (për asnjërën gjini).