Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mëson që njeriu, si fëmijë shpirtëror i Perëndisë, duke ardhur nga një botë qiellore hyn në këtë jetë nëpërmjet lindjes. Ky këndvështrim përcakton planin mësimor dhe veprimtaritë e programeve të Kishës për fëmijët dhe të rinjtë.
Djem dhe vajza bashkërisht njihen me doktrinën e Kishës dhe me shkrimet e shenjta në një mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre. Synimi është që të kuptohet në nivelin fëminor se nga kemi ardhur, ç’duhet të bëjmë në këtë jetë dhe ku do të shkojmë mbas kësaj jete. Vlerësimi dhe pranimi i shlyerjes së Jezu Krishtit dhe respekti e dashuria për familjen dhe njerëzit e tjerë, janë gjithashtu mësime themelore. Akti i rëndësishëm e i shenjtë i pagëzimit vjen gjithashtu në këtë kohë, në moshën 8-vjeçare. Bëhen me vendosmëri përpjekje për të ndihmuar që secili fëmijë të mirëinformohet për mësimet themelore të Kishës dhe të marrë me dijeni një vendim për t’u pagëzuar e për të pranuar përgjegjësitë a anëtarësimit në Kishë.
Vijohet tashmë me një ndarje më vete të djemve dhe vajzave mbi bazën e detyrave të tyre të ndryshme dhe nevojave të ndryshme të të dyja gjinive. Ndërkohë që djemtë njihen me pozitat shërbestare të priftërisë dhe përgatiten të jenë baballarë, vajzat përgatiten, ndër të tjera, për mundësinë e rolit e tyre të ardhshëm si nëna. Edhe djemve, edhe vajzave u mësohet fuqimisht rëndësia e familjes dhe e arsimimit profesional. Aktivitetet e përbashkëta në fushën e sportit, artit, muzikës, vallëzimit, projektet e shërbimit, konferencat e rinisë etj., sigurojnë një mjedis të paharrueshëm për lidhje e miqësi gjithë jetës.