Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u mëson anëtarëve të saj të kujdesen jo vetëm për mirëqenien e tyre shpirtërore, por edhe fizike, prandaj anëtarët mbajnë një rezervë ushqimore dhe artikujsh të tjerë të nevojshëm për jetesën e përditshme, për një periudhë të veçantë kohe, në mënyrë që të jenë të përgatitur për katastrofat dhe ndodhi të tjera të mundshme.
Njerëzit e varfër të bashkësisë kishtare përkrahen nëpërmjet një kontributi (dhurimi) të veçantë, që është quajtur oferta e agjërimit. Ky kontribut ndodh një herë në muaj, kur anëtarët agjërojnë për dy vakte rresht dhe vlerën e vakteve të pangrëna ia dhurojnë kishës që të ndihmojë të varfrit.
Më shumë mbi programet e mirëqenies dhe të ndihmës humanitare mund të gjeni tek
Shërbimet Humanitare.