Gemeinden in Deutschland

Gemeindeh?user und Tempel - Kurzfilm

  • Lidhuni me ne
    phoneNa Merrni:
    +355(0)682016570

JETA KOMUNITARE

Njësitë vendore të Kishës quhen Lagje dhe Degë. Personi i cili udhëheq bashkësinë e besimtarëve mban titullin Peshkop ose President i Degës. Ai është një anëtar i bashkësisë i cili e ushtron këtë detyrë bazuar në vullnetarizëm. Përderisa nuk ka klerikë me pagesë, por secili është nga mesi i popullit, çdo pozitë në Kishë bazohet në vullnetarizëm.

Anëtarët mblidhen të dielave për të adhuruar Perëndinë; çdo njeri është kurdoherë i mirëpritur të jetë i pranishëm në shërbesa. Gjatë javës - përveç ditës së hënë - ka rregullisht aktivitete për mosha dhe grupe të një interesimi të ndryshëm.

Burrat dhe djemtë bëjnë pjesë në kuorumet dhe grupet e priftërisë. Gratë marrin pjesë në Shoqatën e Ndihmës (Shih Opens internal link in current windowGratë në Kishë dhe Opens internal link in current windowOrganizata e Grave). Rinia bën pjesë në organizatat e Të Rinjve ose Të Rejave  (Shih Opens internal link in current windowPuna me Fëmijët dhe Të Rinjtë). Ka një fushë të pasur aktiviteti për fëmijët në Fillore (See Opens internal link in current windowPuna me Fëmijët dhe Të Rinjtë).

Aktivitetet sportive, koncertet, udhëtimet, shfaqjet teatrore, simpoziumet mbi tematika të Kishës, mbrëmjet dhe ballot e vallëzimit, konferencat e rinisë dhe kampet e skautizmit, janë kryesisht veprimtari që orientojnë drejt familjes, në të cilat mysafirët janë të mirëpritur përzemërsisht. 

Anëtarët e Kishës festojnë Krishtlindjen dhe Pashkën, sepse këto dy festa kremtojnë ato ngjarje që ata i konsiderojnë si më të rëndësishmet në histori nga këndvështrimi shpirtëror, domethënë lindjen, vdekjen, vuajtjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit. Gjithashtu kremtojnë festat vendore dhe kombëtare nëpër vendet e tyre të lindjes si edhe ditëlindje, përvjetore dhe ngjarje të tjera kuptimplote familjare. 

Shih edhe