Dil nga lundrimi kryesor
Afati i fundit për regjistrim 15 Janar 2018

IKONOGRAFI MODERNE

Ikonografi moderne CP.png

Ku gjen siguri në mes të zhurmës dhe kaosit të përditshëm? Ku shkon për të marrë fuqi për të vazhduar? Ku kthehesh për të gjetur paqe?

“Pa adhurim ne bëhemi të mjeruar”, shkroi pastori dhe autori A. W. Tozer.

Në varësi të kulturës, trashëgimisë ose besimit, disa mund të adhurojë një perëndi ose krijues të madhërishëm. Të tjerë mund të respektojnë perëndi të shumtë qofshin ata në qiell lart apo në tokë. Ende të tjerë kërkojnë një lidhje më të thellë me universin ose natyrën rreth tyre.

Vepra e adhurimit është universale edhe pse mund të jetë e përqendruar kundrejt objekteve apo qenieve të ndryshme ose e shprehur në mënyra të ndryshme.

Adhurimi mund të përcaktohet nga ritet, ceremonitë ose ritualet. Mund të ketë lidhje me një vend të veçantë ose jo. Lidhja me një forcë më të madhe mund të bëhet me anë të lutjes, meditimit, muzikës ose veprave të tjera të artit. Pavarësisht diferencave, qëndron fakti se shumë në mos të gjithë bëjnë diçka në jetën e tyre për t’u lidhur me një forcë tjetër më të madhe.

Ekspozita, “Ikonografi Moderne”, kërkon të shqyrtojë mënyrat e ndryshme të adhurimit dhe se si ata mund të prezantohen nëpërmjet thjerrës së aparatit fotografik. Synimi i ekspozitës është një përpjekje për të festuar atë që na bashkon nëpërmjet ndërthurjes së mënyrave të larmishme të adhurimit dhe të ndërtojë ura lidhëse për të kaluar pertej ndasive fetare ose jo-fetare, ose pasioneve dhe këndvështrimeve të larmishme që gjenden në shoqërinë shqiptare sot.

Aubrie Mema - Kuratore

KUSHTET E PJESËMARRJES

Mosha 18 vjeç e lart. Më shumë se një punim mund të konsiderohet. Të gjitha fotot duhet të jenë në korniza. Përmasat e fotos dhe kornizës nuk duhet të jenë më shumë se 150 cm në çdo kah.

DORËZIMI

Dërgoni një email në: ikonografimoderne@gmail.com duke shkruar:

  • Emër Mbiemër

  • Moshën

  • Adresën e postës elektronike

  • Numrin e Fotove

  • Një deklaratë me jo më shumë se 150 fjalë që shpreh se si gjen zbatim foto për temën e ekspozitës

Duhen dorëzuar vetëm punime me cilësi të lartë! Dërgoni vetëm imazhe me format JPG, jo më shumë se 10 MB

Emërtimi i çdo fotoje duhet të përmbajë:

Emrin mbiemrin, titullin, përmasat.

(Shembull: xhonsmith_lutje_50x65cm)

Fotografët që do përzgjidhen do lajmërohen me anë të emailit.