Dil nga lundrimi kryesor
24 Shkurt 2018 - 3 Mars 2018

IKONOGRAFI MODERNE

Ikonografi moderne CP.png
Jeni të ftuar të merrni pjesë në ekspozitën mbarëkombëtare fotografike 'Ikonografi Moderne' që do të organizohet ne Durrës në Galleri Nikolet Vasia nga data 24 Shkurt 2018 - 3 Mars 2018. 

Mbrëmja e Hapjes 24 Shkurt 2018 - Ora 17:00

Ekspozita, “Ikonografi Moderne”, kërkon të shqyrtojë mënyrat e ndryshme të adhurimit dhe se si ata mund të prezantohen nëpërmjet thjerrës së aparatit fotografik. Synimi i ekspozitës është për të festuar atë që na bashkon nëpërmjet ndërthurjes së mënyrave të larmishme të adhurimit dhe të ndërtojë ura lidhëse për të kaluar pertej ndasive fetare ose jo-fetare, ose pasioneve dhe këndvështrimeve të larmishme që gjenden në shoqërinë shqiptare sot.


Në varësi të kulturës, trashëgimisë ose besimit, disa mund të adhurojnë një perëndi ose krijues të madhërishëm, në qiell lart apo në tokë. Megjithatë, ajo që na bashkon është se të gjithe kërkojmë një lidhje më të thellë me githësine ose natyrën rreth nesh.

“Pa adhurim ne bëhemi të mjeruar”, shkroi pastori dhe autori A. W. Tozer.

Adhurimi mund të përcaktohet nga ritet, ceremonitë ose ritualet. Mund të ketë lidhje me një vend të veçantë ose jo. Lidhja me një forcë më të madhe mund të bëhet me anë të lutjes, meditimit, muzikës ose veprave të tjera të artit. Pavarësisht diferencave, qëndron fakti se shumë në mos të gjithë bëjnë diçka në jetën e tyre për t’u lidhur me një forcë tjetër më të madhe.

Si e shprehni ju adhurimin tuaj? Ku e gjeni ju frymëzimin tuaj? Kjo ekspozitë fotografike synon të reflektoj këto burime force dhe frymëzimi, qoftë ky një objekt fetar, një maj mali, buzë liqeni, apo gjest njerëzor. Ejani dhe le të ndajmë së bashku nëpërmjet gjuhës së artit dhe fotografisë mënyrat tona te ndryshme te adhurimit, duke ripërkufizuar kështu atë që përbën ikonografinë moderne.

Aubrie Mema - Kuratore