Gjeni një Paraardhës


I Shtatëdhjetë Zonal

Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Plaku Xhoakim J. Moreira

“Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur nga ai.”[i]

Të lindësh nga Perëndia është një përvojë e pashoqe, vetjake dhe e paharrueshme që na krijon mundësinë t’i mposhtim sfidat e jetës sonë.

Përvoja e takimit tonë të parë me misionarët është përherë një çast që nuk do ta harrojmë asnjëherë, sidomos kur patëm përvojën tonë shpirtërore të parë në marrjen e dëshmisë sonë.

Këto çaste madhështore janë sikur “… pluhuri [ynë] i përgjumur …”[ii] merr një jetë të re, dhe ne ndiejmë në “vrimat e hundës një frymë jete”[iii] dhe ne lindim sërish.

Kjo është ajo që ndodhi me një 15-vjeçare të quajtur Telma Silva nga Lagjja Seiksal, Kunji Setubal. Edhe pse nuk ishte anëtare e Kishës, ajo mori pjesë në seminarin në mëngjes dhe zhvilloi dëshirën që të pagëzohej për shkak të dashurisë që ajo mundi të ndiente midis anëtarëve.

Në një pikë, Kunji Setubal i sfidoi të rinjtë që të merrnin pjesë në një udhëtim për në Tempullin e Madridit në prill të vitit 2016.

Telma ishte e trishtuar sepse ajo nuk mund të shkonte në udhëtimin për në tempull me klasën e saj të seminarit, duke qenë se ajo nuk ishte anëtare e Kishës. Kështu që vendosi ta vinte besimin e saj te Jezu Krishti në provë dhe mori vendimin për t’u pagëzuar. Por kjo nuk mjaftonte pasi, duke qenë se ajo po shkonte në Tempull, ajo gjithashtu u përfshi në njohjen me paraardhësit e saj me qëllim që të kryente ordinancat për ta në ujërat e vaskës së pagëzimit.

Telma jo vetëm që lindi sërish, por edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në seminar kishte mësuar për ndryshimin që ajo mund të bënte në familjen e saj, duke i çuar emrat e paraardhësve të saj në tempull kështu që ata të mund të kishin përvojën e lindjes së re, një përvojë shpirtërore e mahnitshme.

Por ne e dimë këtë, se ne i duam fëmijët e Perëndisë, “kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij”.[iv] Dashuria jonë për Perëndinë tregohet gjithashtu kur ne i duam të gjithë fëmijët e Tij, si ata që janë midis nesh, ata që ende nuk kanë ardhur dhe ata që tashmë janë larguar nga jeta.

Një nga veprat më të mëdha të shfaqjes së dashurisë është kur ne bëjmë diçka për dikë që nuk mund ta bëjë atë për veten e vet.

Akti më madhështor i dashurisë i përmbushur në këtë tokë ishte sakrifica shlyese e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Shlyerja e Tij na lejoi të marrim heqjen e mëkateve tona, që nuk mund ta arrinim vetë.

Në mënyrë të ngjashme, paraardhësit tanë nuk mund të banojnë në praninë e Perëndisë pa marrë së pari ordinancat e shpëtimit.

Paraardhësit tanë jetojnë në rrethana shumë të veçanta, “kur vdesim, shpirtrat tanë shkojnë në botën e shpirtrave. Vdekja nuk e ndryshon karakterin tonë ose dëshirat tona për të mirën apo për të ligën. (…) Në botën e shpirtrave ungjilli u predikohet atyre që nuk iu bindën ungjillit ose nuk kishin mundësi ta dëgjonin atë kur ishin në tokë.” [v]

Profeti Isaia ka profetizuar se do të ketë “çlirimtarë … në malin e Sionit”[vi]. Kjo mund të përshtatet për ne nga ky kontekst, për t’u sjellë shpëtim atyre që e duan atë por që nuk mund ta marrin atë vetë.

Një nga meritat që mund të marrim nëpërmjet kryerjes së punës për paraardhësit tanë është dashuria hyjnore, sepse ajo është një akt madhështor dashurie dhe “në qoftë se njerëzit nuk kanë dashuri hyjnore, ata nuk do të mund ta trashëgojnë atë vend që ti ke përgatitur në pallatet e Atit tënd”.[vii]

“Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njëri tjetrin, sepse dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh.”[viii]

Çfarë bekimi është që ne mund ta zhvillojmë një dashuri të tillë për ata që nuk i njohim vetë por që janë të pranishëm tek ne kur kemi nevojë për ndihmë, pasi ata janë si engjëj mbrojtës të cilët luten për ne, shqetësohen për ne dhe duan që ne të bëjmë më të mirën tonë.

Dhënçim dashuri që të na duan, shërbefshim që të na shërbejnë dhe bekofshim që të bekohemi.

Në emrin e Jezu Krishtit. Amen.

 

[i] 1 Gjon 5:1

[ii] D e B 138: 17

[iii] Zanafilla 2:7

[iv] 1 Gjon 5:2

[v] Predikoni Ungjillin Tim f. 53

[vi] Abdia 1:21

[vii] Ethëri 12:34

[viii] 1 Pjetër 4:8