Dil nga lundrimi kryesor
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i prezanton Fondacionit Fundjavë Ndryshe, 

çmimin “Vlerat Familjare” për vitin 2017

Fondacioni Fundjave Ndryshe
Tirana Choir

Për kontributin e shquar dhe përpjekjet e palodhshme të Fondacionit Fundjavë Ndryshe në shërbim të familjeve shqiptare, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha e SHDM-Mormonët) i prezanton Fondacionit Fundjavë Ndryshe, çmimin “Vlerat Familjare” për vitin 2017.

Ky event u organizua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ditën e shtunë datë 10 Shkurt 2018. Individe nga fushat e kinematografisë, muzikës, politikës dhe biznesit ishin të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë dhe plot vlera.

Ikonografi Moderne

Gjatë kësaj mbrëmjeje u ndanë gjithashtu edhe çmimet e fituesve të ekspozitës Ikonografi Moderne e cila startoi edhe fillimin e këtij eventi. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në Tirane edhe për disa ditë dhe pastaj do të zhvendoset në Durrës dhe më pas në Pogradec.

Prezantimi i çmimit per “Vlerat Familjare” u be nga Medlir Mema, President i Kunjit Tirana, Shqipëri i Kishës së Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Presidenti Mema vlerësoi punën e mrekullueshme që ky fondacion ka bërë dhe shprehu dëshirën për bashkëpunime në të ardhmen. 

Medlir Mema

Më pas Arbër Hajdari, Themelues/Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Fundjave Ndryshe ndau me pjesëmarrësit fjalën përshëndetëse si dhe shtriu ftesën për më shumë bashkpunim me njerëzit dhe shprehu dëshirën për rimëkëmbjen e këtij vendi me ndihmën e Zotit dhe njerëzve të cilët Zoti përdor si instrumenta të veprave të Tij.

Kisha ia dhuron çmimin “Vlerat Familjare” atyre individëve ose organizatave në arenën publike, puna dhe influenca e të cilëve ka nje impakt të ndjeshëm dhe pozitiv mbi rolin dhe mirëqënien e familjes në shoqëri. Fitues të mëparshëm të këtij vlerësimi në Shqipëri, përfshijnë Znj. Bardhylka Kospiri, Zëvendës Ministre në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, dhe Znj. Liljana Luani, mësuese pranë shkollës Pashko Vasa në Shkodër. Në nëntor 2016, çmimi “Vlerat Familjare” për Evropën, ju dha Dr. (med) Anna Záborská (Slovakia), si edhe Z. Luigi Morgano, anëtarë të parlamentit Evropian në Bruksel.

Arber Hajdari

Fondacioni Fundjavë Ndryshe, ndonëse në hapat e tij të parë, ka pasur një ndikim të menjëhershëm në shoqërinë shqiptare duke krijuar një rritje të ndërgjegjësisë dhe përgjegjësisë qytetare në shërbim të shtresave më të prekshme të shoqërisë duke u siguruar atyre mundësinë e një jete me më shumë dinjitet dhe mundësi për të qënë të suksesshëm. Në veçanti, ne vlerësojmë kontributin e këtij fondacioni dhe të stafit të tij në shërbim të krijimit të një platforme të mirëfilltë qytetare që jo vetëm përcjell, por edhe nxit krijimin e forcave sinergjike shoqërore në shërbim të një kauze që shkon dhe shikon përtej ndasive fetare, gjinore, etnike, etj. Për më tepër, puna e kësaj organizate në shërbim të familjeve shqiptare evidenton se ekziston një mënyrë më e mirë për të hedhur poshtë ciklin e varfërisë dhe të vuajtjes. Ne i mbështesim përpjekjet dhe qëllimet e kësaj organizate dhe e përgëzojmë atë për zotimin, mirësinë, dhe dedikimin e saj.