Familienforschung

Die Bedeutung der Familie

Bestellen Sie online das Buch Mormon - kostenfrei

TEMPUJT DHE HISTORIA FAMILJARE

Për miliona njerëz që kanë jetuar përpara rivendosjes së Kishës së Krishtit, ordinancat e tempullit nuk mund të kryheshin në kohën e jetës së tyre. Madje edhe sot miliona njerëz jetojnë dhe vdesin pa e dëgjuar asnjëherë emrin e Jezu Krishtit apo duke mos qenë në gjendje të pranojnë ungjillin e tij. Diçka duhet të bëhet për ata njerëz të cilët kanë vdekur pa pasur këtë mundësi.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mëson se të gjitha ordinancat mund të kryhen për të vdekurit nëpërmjet zëvendësit (mëkëmbësit). Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme veprojnë si përfaqësues të paraardhësve të tyre në këto ceremoni, ku përfshihet pagëzimi ashtu dhe vulosja e bashkëshortëve dhe e fëmijëve me prindërit e tyre. Ordinancat janë të vlefshme vetëm nëse personat i pranojnë ato me vullnet të plotë përpara ringjalljes së tyre. Kryerja e ordinancave të tempullit është e një rëndësie të madhe në Kishë. Anëtarët e Kishës mësojnë se është detyra e tyre të kërkojnë me ngulm paraardhësit e tyre dhe të kryejnë për ta ordinancat e tempullit.

Për të ndihmuar anëtarët në hulumtimin e historisë së familjes së tyre, Kisha ka të fotografuara në mikrofilm dokumente të rëndësishme nga mbarë bota, të cilat përmbajnë të dhëna për miliarda persona të vdekur. Kisha lejon që këto dokumente të përdoren në Bibliotekën e Historisë Familjare në Solt Lejk Siti dhe në mbi 3.000 Qendra të Historisë Familjare. Kisha ka zhvilluar gjithashtu fonde të tëra të dhënash me informacion gjenealogjik.

Informacion të mëtejshëm për këto burime mund të gjeni në internet (në anglisht) tek adresa www.FamilySearch.org.