Për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme tempulli është shtëpia e Zotit, vendi më i shenjtë në tokë. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ndërton tempuj (shih 1 Kronikat 28:1-6) që t’u japë njerëzve mundësinë e përjetimit të ordinancave shpëtuese që të forcohen në këtë jetë e të përgatiten për jetën e pasvdekjes. Ordinanca e shenjtë kurorëzuese është ordinanca sakramentale e martesës, që gjithashtu quhet vulosje. Një mbajtës i Priftërisë me një autoritet të posaçëm vulos këtë bashkim i cili zgjat përtej vdekjes, dhe qëllimi është që familja të bashkohet përgjithnjë.
Kushti paraprak që çifti të bashkohet për në përjetësi me të gjithë të afërmit e tyre - paraardhës dhe pasardhës - është bindja ndaj rregullave dhe urdhërimeve dhe një jetë e krishterë që i pëlqen Perëndisë, të cilin kusht peshkopi vendor e dokumenton në një dëshmi që quhet rekomandim për tempulli, i cili lejon që ata të hyjnë atje.
Të gjitha ordinancat e tjera të shenjta të tempullit janë që t’u shërbejnë të gjallëve dhe, nëpërmjet ordinancave me mëkëmbës, të vdekurve (1 Korintasve 15:29; 1 Pjetri 4:6), duke u mësuar për zhvillimin e përjetshëm të njeriut, qëllimet e Perëndisë me krijimin si dhe besëlidhjet e shenjta.
Synimi i gjithë kësaj është kthimi i njeriut tek Ati i tij Qiellor.
Më shumë mbi temën "Tempujt"