Bestellen Sie online das Buch Mormon - kostenfrei


  • A keni pyetje?
    Na merrniNa merrni:
    +355(0)682016570

MUNDËSI PËRMES INTERNETIT

Shërbimi Gjenealogjik në Internet FamilySearch (Opens external link in new windowwww.familysearch.org) është një shërbim në rrjetin botëror dhe financohet nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për t’i ndihmuar njerëzit që të gjejnë dhe të ndajnë së bashku të dhëna të historisë familjare. Ai është këndi më i madh dhe më popullor gjenealogjik i internetit dhe përmban veçoritë që vijojnë:

Search for Ancestors (Kërko Paraardhës), me të cilën njerëzit mund të shtypin të dhëna për një paraardhës dhe të zbulojnë nëse për të përmbahen të dhëna shtesë në ndonjë katalog të këndeve të internetit, në dokumente burimore dhe në informacionin e dhuruar që vihet për përdorim përmes këtij shërbimi.  

Browse Categories (Shfleto Kategoritë), veçori që u lejon njerëzve të kërkojnë të dhëna mbi një tematikë të historisë familjare.  

Collaborate with Others (Bashkëpuno me të Tjerë), u lejon njerëzve që nëpërmjet postës elektronike të ndajnë së bashku të dhëna të historisë familjare. 

Fakte dhe Statistika për FamilySearch

•    Data e vënies në punë 24 maj 1999 
•    Numri i emrave për kërkim në fondet e të dhënave 957 milion 
•    Numri i vizitimeve që nga fillimi 103 miliard 
•    Numri i vizitorëve që nga fillimi 143 milion 
•    Numri i faqeve të shikuara që nga fillimi 2.1 miliard 
•    Numri mesatar i vizitimeve në ditë 14 million 
•    Numri mesatar i vizitorëve në ditë 130.000 
•    Numri mesatar i faqeve të shikuara në ditë 3.5 milion 
•    Numri i përdoruesve të regjistruar: mbi 1 milion