Hulumtimi i historisë familjare përfshin gjashtë hapa kryesorë. Secili hap shpjegohet shkurtimisht më poshtë.
Hapi 1: Mbani Mend Paraardhësit Tuaj
Filloni duke sjellë ndër mend të dhëna mbi çdo pjesëtar të familjes suaj, të cilat do ta përcaktonin atë person. Çdo person mund të përcaktohet nga të dhëna vetjake, si këto që vijojnë:
- Emri
- Pjesëtarë të tjerë të familjes
- Data dhe vende të ngjarjeve të rëndësishme si lindja, martesa dhe vdekja
- Fshati ose qyteza e prejardhjes
- Profesioni
- Merrni formularë të tillë si tabelat e prejardhjes ose programe kompjuterike që ju mund t’i përdorni për të regjistruar të dhënat e familjes suaj. Ato e bëjnë më të lehtë punën regjistruese dhe organizuese. Ato më themeloret ju mund t’i merrni falas tek këndi i internetit
www.familysearch.org .
Hapi 2: Përdorni Burimet Tuaja Shtëpiake
Kërkoni në shtëpi burime që mund të përmbanin të dhëna familjare të cilat mungojnë ose janë të paplota.
- Burime me vlerë përfshijnë: certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes; librat familjarë të Biblës; programet e varrimeve; nekrologjitë; ftesat e martesave; regjistrat familjarë; dhe shënimet e linjës së prejardhjes.
- Këto të dhëna shtojini tek tabelat tuaja të prejardhjes dhe në dokumentet e grupit familjar.
- Shënoni burimet e të dhënave (përdorni seksionin “Shënime” ose “Burime” tek formularët ose në programin tuaj të historisë familjare. Kjo ju ndihmon juve dhe të tjerët që të dinë nga erdhën të dhënat.
Hapi 3: Pyesni për Të Dhëna Të Afërmit
Bëni një listë të të afërmve të tjerë dhe të informacionit që mund të kenë ata.
- Lidhuni me të afërmit - vizitojini, telefonojuni, shkruajuni letra ose me postë elektronike.
- Sigurohuni që t’i pyesni posaçërisht për të dhënat që dëshironit. (Për shembull, “E dini kur ka lindur Teto Jana?”)
- Këto të dhëna shtojini tek tabelat tuaja të prejardhjes dhe në dokumentet e grupit familjar.
- Shënojini emrat e të afërmve që ju dhanë të dhënat, tek seksioni “Shënime” ose “Burime”
Urime - Paskeni plotësuar me të dhënat që ka familja juaj, dokumentet e grupit familjar dhe tabelën e prejardhjes. Tashmë jeni gati për të kërkuar të dhëna në dokumente të tjera.
Hapi 4: Zgjidhni një Familje ose Paraardhës Për të Cilin Doni të Mësoni më Shumë
Në tabelën e prejardhjes dhe në dokumentet tuaja familjare kontrolloni për të dhëna që mungojnë ose janë të paplota.
- Zgjidhni një familje ose paraardhës të dhënat e të cilëve mungojnë ose janë të paplota.
- Filloni nga brezat më afër jush dhe vazhdoni drejt brezave të kaluar. Zakonisht është më e lehtë të gjenden të dhëna për një pjesëtar ose parardhës të familjes të lindur gjatë një periudhe kohore më të fundit.
Hapi 5: Kontrolloni nëse Dikush i Ka Gjetur Tashmë Të Dhënat
Paralajmërim: Është gabim i rëndomtë që të grumbullohet çdo referim për mbiemrin ndonëse personi nuk është qartazi një i afërm.
- Shihni për emra në
www.familysearch.org tek “Search for Ancestor” (Kërko Paraardhës). Kështu do të kërkohen fondet e të dhënave që janë pjesë e FamilySearch-it për Internet. Fondet e të dhënave përfshijnë edhe historikë familjarë të kontribuar nga të tjerët. - Kërko për një historik familjar të botuar.
- Kërko për emra tek “Family History Library Catalog” (Katalogu i Bibliotekës së Historisë Familjare), në “Surname Search” (Kërkim me Mbiemër) tek FamilySearch për Internet.
- Kërkimi do të rendisë një listë të historikëve familjarë të koleksionit të Bibliotekës, që përmbajnë mbiemrin e kërkuar.
- Mund të planifikoni që shumë prej historikëve t’i shihni në qendrën tuaj të historisë familjare.
- Kërkoni për historikë familjarë të botuar, nëpër kënde të tjera të internetit apo në arkiva dhe biblioteka publike. Nëse historikët familjarë nuk përmbajnë të dhëna për familjen që dëshironi, kërkoni për dokumente tek vendi ku ka jetuar paraardhësi juaj.
Hapi 6: Kërkoni Dokumente për Të Dhëna mbi Paraardhësin Tuaj
Përdorni “Research Guidance” (Udhëzues për Hulumtimin) tek
www.familysearch.org. Research Guidance ju ndihmon të gjeni kopje të dokumenteve origjinale, si dokumentet e regjistrimeve dhe të lindjes, në bazë të vendit ku ka jetuar personi dhe kohës së lindjes, martesës ose vdekjes së tij. Ju zgjidhni vendin dhe kohën, dhe Research Guidance ju jep një listë të gjërave të rekomanduara për veprim dhe të dokumenteve për kërkim, sipas një radhe përparësie.
Shkarkoni nga interneti dhe shtypni formularë dhe udhëzime për ndihmë. Shumë formularë dhe udhëzime mundësohen tek “Research Helps” (Ndihmë për Hulumtime) për shkarkim falas nga interneti. Këta formularë do t’ju ndihmojnë që të planifikoni, të regjistroni dhe të analizoni hulumtimet tuaja.