NDIHMË PËR FAMILJET

Nëpërmjet praktikave dhe masave të ndryshme Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mbështet dhe përkrah përpjekjet e anëtarëve për martesë të kënaqshme dhe jetë të mirë familjare.

Mbrëmja Shtëpiake Familjare

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u ka rekomanduar anëtarëve të saj që t’ia kushtojnë një mbrëmje në javë - mundësisht të hënën - vetëm familjes. Elementet që e përbëjnë këtë mbrëmje, mund të përfshijnë, p.sh., udhëzime besimore, veprimtari të përbashkëta, lojëra dhome, planifikim aktivitetesh, vendosje datash, ngrënie të një vakti shoqërisht etj. Fëmijët përfshihen në prezantimin dhe në zbatimin e veprimtarive që në një moshë fare e vogël. Familjes i mësohen me këtë mënyrë vlera të cilat janë të rëndësishme për të.

Këshilli Familjar

Sipas rekomandimit të Kishës ky është një instrument mjaft i efektshëm komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve për përmirësimin e jetës familjare dhe të mirëkuptimit të ndërsjelltë. 

Mësimi i Shtëpisë dhe Vizitat Mësimore

Vizita mujore bëhen në të gjitha familjet e Kishës nëpërmjet shoqërive prej dy vetash nga burrat (mësuesit e shtëpisë, që gjithashtu tregojnë kujdes për familjen në tërësi) dhe nga gratë (mësueset vizitore të cilat kujdesen për gratë në familje). 

Mbledhjet e së Dielës

Në Shkollën e së Dielës, në mbledhjen e burrave (Mbledhja e Priftërisë), në mbledhjen e grave (Shoqata e Ndihmës), në grupet e fëmijëve dhe të rinisë (Fillorja, Të Rinjtë, Të Rejat), flitet dhe diskutohet për tematika që kanë lidhje me martesën dhe familjen. 

Mbledhje Rreth Vatrës

Grupe, që nganjëherë përfshijnë profesionistë, të planifikuara për diskutime mbi tematika të familjes dhe të martesës.

Njohuri të mëtejshme për një komunikim të mirë familjar, ndihmë për prindër të vetëm etj., gjendet (në anglisht) në adresën  Opens external link in new windowwww.mormon.org/learn/0,8672,1185-4,00.html.