Brenda një strukture anëtarësimi në Kishë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u ofron njerëzve shpresën për të lidhur një martesë të përjetshme, e cila është për “kohën dhe gjithë përjetësinë” dhe jo “derisa vdekja të na ndajë”.
Në bazë të deklarimit të Krishtit për Pjetrin “unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej” (Mateu 16:19), martesat e përjetshme lidhen me anë të autoritetit hyjnor. Një martesë e tillë e përjetshme do të jetë e vlefshme në jetën tjetër dhe familja mund të ekzistojë përjetë.
Kushtet e kërkuara për këtë gjë janë tempulli, ose “Shtëpia e Zotit”, si vendi ku bëhet martesa, cilësia vetjake, d.m.th. një jetesë e bazuar mbi parimet e krishtera, dhe autoriteti i priftërisë (shih
Tempujt). Të gjithë pjesëtarët e familjes përfshihen në këtë perspektivë të përjetshme mbi të njëjtat kushte.