Martesa dhe familja zënë një vend qendror tek plani i Perëndisë për destinacionin e përjetshëm të fëmijëve të Tij. Marrëdhëniet familjare nuk duhen të mbarojnë me vdekjen por mund të qëndrojnë përgjithmonë.
Tempujt
Për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme tempulli është shtëpia e Zotit, vendi më i shenjtë në tokë. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ndërton tempuj që t'u japë njerëzve mundësinë e përjetimit të ordinancave shpëtuese që të forcohen në këtë jetë e të përgatiten për jetën e pasvdekjes.
|
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme marrin pjesë aktivisht në punën për historinë familjare. Për atë arsye, Kisha mban në funksionim bibliotekën më të madhe gjenealogjike në botë.