Dil nga lundrimi kryesor

Ndërron jetë Plaku Robert D. Hejls

Hales-insta-candid.jpg

Plaku Robert D. Hejls i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve ndërroi jetë paqësisht pasditen e së dielës, datë 1 tetor 2017, në orën 12:15 në spital, i rrethuar nga gruaja e tij, anëtarë të tjerë të familjes dhe nga Presidenti Rasëll M. Nelson. Ne do ta ndiejmë mungesën e tij. Urtësia dhe mirësia e tij kanë bekuar jetën tonë për shumë vite. Ne i shprehim dashurinë tonë gruas së tij të dashur dhe Meri dhe i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes.

Plaku Hejls u thirr në apostullimin e shenjtë në vitin 1994.

Plaku Robert D. Hejls vdiq të dielën, në orën 12:15, në spital në moshën 85-vjeçare nga shkaqe të lidhura me moshën. Në kohën që ndërroi jetë, qe i rrethuar nga bashkëshortja dhe familja e tij.

Robert Din Hejlsi u lind në qytetin e Nju-Jorkut më 24 gusht 1932. Ai ishte diplomuar në Universitetin e Jutës dhe kishte marrë një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Harvard. Ai gjithashtu shërbeu në Forcën Ajrore të SHBA-së si pilot i avionëve gjuajtës reaktiv. U martua me Meri Krendëllin dhe ata kanë dy djem.    

  Material filmik i shkarkueshëm 1080 HD mbi Plakun Robert D. Hejls, për gazetarët

Plaku Hejls u mbështet në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve më 2 prill 1994 dhe e mori thirrjen si një autoritet i përgjithshëm më 4 prill 1975. Si autoritet i përgjithshëm, ai fillimisht shërbeu si ndihmës i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe më vonë si anëtar i Kuorumit të Të Shtatëdhjetëve. Ai qe Peshkopi Kryesues i Kishës nga prilli i vitit 1985 deri në thirrjen e tij në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve në vitin 1994.

“Ai e jetoi dëshminë e tij”, tha Presidenti Henri B. Ajring, një anëtar i Presidencës së Parë. “Ai e njihte Perëndinë. Ai e njihte Shpëtimtarin dhe e donte Atë. … Dhe sillej sikur Perëndia të ishte afër, Ati Qiellor të ishte afër.” 

Thirrja e një apostulli është që të jesh “një dëshmitar i veçantë i Jezu Krishtit” në të gjithë botën. Plaku Hejls dha mësim: “Nëse do të kemi besim te Shpëtimtari ynë, Ai do të na ndihmojë gjatë sprovave dhe mundimeve tona dhe ne do të jemi në gjendje të durojmë deri në fund dhe të kthehemi në praninë e Tij pas kësaj prove në vdekshmëri. Ai jeton, e njeh dhe e do secilin prej nesh. Ai dëshiron kaq shumë të na bekojë nëse ne do të vijmë tek Ai.”

Lexoni më shumë rreth jetës dhe shërbesës së Plaku Robert D. Hejls

Përpara thirrjes së tij si autoritet i përgjithshëm, Plaku Hejls shërbeu si përfaqësues krahinor për pesë vjet, duke mbikëqyrur disa bashkësi të Kishës. Ai shërbeu edhe si president dege, peshkop (tri herë), si këshilltar i lartë dhe si këshilltar i presidentit të kunjit, të gjitha pozicione pa pagesë me përgjegjësi të konsiderueshme. Ai qe president i Misionit të Londrës, Angli, në fund të viteve 70 dhe ka shërbyer si këshilltar i parë në presidencën e përgjithshme të Shkollës të së Dielës në Kishë.

“Plaku Hejls është një lartësues i njerëzve”, tha Presidenti Ajring. “Ai i ka ndihmuar njerëzit në heshtje gjatë shumë viteve. Kur zbulon se dikush ka nevojë, ai bën diçka për këtë.”

Përpara se të thirrej në shërbim kohëplotë për Kishën, Plaku Hejls pati një karrierë të spikatur në biznes, duke shërbyer në pozicione ekzekutive në tri ndërmarrje të mëdha. Presidenti Ajring e përshkroi Plakun Hejls si një burrë “fenomeni” për biznes i cili ishte “i ndjeshëm”, i besës dhe që zotëronte “një aftësi për t’i lexuar njerëzit”.  

Kisha do të njoftojë hollësi lidhur me organizimet për varrimin sapo të bëhen të ditura. Nuk është përcaktuar koha kur do të plotësohet vendi i liruar në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve.

Ngushëllimet mund të bëhen në faqen e Plakut Robert D. Hejls në Facebook

 

Burime Shtesë

ElderHales-Facebook.png