Dil nga lundrimi kryesor

Dita e Shabatit në Shtëpi

Dita e Shabatit në Shtëpi

Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Adler-Detlef_180x225.jpg

Plaku Detlef H. Adler

I Shtatëdhjetë Zonal, Gjermani

“Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer.

Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi …” (Zanafilla 2:2–3).

Në fillim të kësaj toke, ne tashmë mësuam se u caktua një ditë shenjtërimi dhe çlodhjeje.

Më vonë Zoti ndjeu se ishte i nevojshëm një përkufizim më i qartë dhe dha një urdhërim:

“Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;

por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;

sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë” (Eksodi 20: 9–11).

Një sqarim i mëtejshëm ishte i nevojshëm, ndaj “Zoti i foli akoma Moisut, duke i thënë: ‘Fol edhe me bijtë e Izraelit, duke u thënë: Tregoni kujdes të madh për të respektuar të shtunat e mia, sepse është një shenjë midis meje dhe jush për të gjithë brezat tuaj, në mënyrë që të njihni se unë jam Zoti që ju shenjtëron’” (Eksodi 31:12–13).

Izraelitët e morën dhe krijuan rregulla shumë të hollësishme në lidhje me ditën e Shabatit, diçka që Shpëtimtari e korrigjoi gjatë shërbesës së Tij në tokë.

Shpëtimtari i kritikoi udhëheqësit në kohën e Tij dhe shpalli: “… E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën. Prandaj Biri i Njeriut është zot edhe i së shtunës.”

Në vitin 1831 disa sqarime erdhën nëpërmjet një zbulese që shpalli:

“Dhe që të mund ta ruash veten më tepër të panjollë nga bota, duhet të shkosh në shtëpinë e lutjes dhe t’i ofrosh sakramentet e tua në ditën time të shenjtë;

Sepse në të vërtetë kjo është një ditë e caktuar për ty që të prehesh nga punët e tua dhe t’i drejtosh lutje Më të Lartit …” (DeB 59:9–10).

Presidenti Nelson shpalli: “Perëndia na e dha këtë ditë të veçantë, jo për zbavitje apo punë të përditshme, por për një çlodhje nga detyra, me lehtësim fizik e shpirtëror” (Liahona, maj 2015, “Shabati Është një Kënaqësi”).

Këto janë parimet që morëm, të qartësuara nga profetët bashkëkohorë dhe të shpjeguara, sërish e sërish!

Vlerat e botës, në të cilën po jetojmë, ende po ndryshojnë dita-ditës.

Sot shumë vende të botës e bëjnë Shabatin një ditë pazari të mrekullueshme dhe qetësuese, një ditë kënaqësie!

Ne si shenjtorë të ditëve të mëvonshme jetojmë në këtë botë dhe Zoti na njeh. Ne kemi privilegjin e marrjes së mësimeve nga profetët, shikuesit dhe zbuluesit që na sigurojnë mjetet për të cilat kemi nevojë që të jemi në gjendje të vendosim.

Ne nuk marrim më një Libër Urdhërimesh, por marrim udhëzime, për mënyrën se si ne mund të mësojmë të bëjmë atë që është e drejtë!

Ne duhet të marrim përgjegjësinë dhe të mësojmë se si të vendosim!

“T’drejtën zgjidh kur një zgjedhje të kërkohet.

“T’drejtën zgjidh kur një zgjedhje të kërkohet.

Në të drejt’ dhe Shpirt’ i Shenjt’ udh’zon;

Në të drejt’ dhe Shpirt’ i Shenjt’ udh’zon;

Drit’ e tij të ndriçon ty përgjithmonë,

Drit’ e tij të ndriçon ty përgjithmonë,

Kur në të drejt’ zemra beson.

Kur në të drejt’ zemra beson.

T’drejtën zgjidh! T’drejtën zgjidh!

T’drejtën zgjidh! T’drejtën zgjidh!

Ja urtësia të ndihmoft’.

Ja urtësia të ndihmoft’.

N’drit’n e saj, t’drejtën zgjidh!

N’drit’n e saj, t’drejtën zgjidh!

Dhe Perëndia të bekoft’.” (Himne nr. 150)

Dhe Perëndia të bekoft’.” (Himne nr. 150)

Në këtë këngë të mrekullueshme ne mësojmë për mënyrën “Si” dhe zbatimin në jetën tonë!

Ne duhet të fillojmë duke bërë pyetjen për shenjën që i japim Zotit, dhe më pas të studiojmë, të përsiatim dhe të kërkojmë me besim me një zemër të hapur, që të jemi në gjendje ta kuptojmë pëshpëritjen e Frymës së Shenjtë!

Unë ju jap dëshminë time, se ju do të merrni një përgjigje dhe, më e rëndësishmja, ju do të gjeni paqe nga bota në këtë ditë të shtatë, ditën e Zotit dhe ajo do të jetë një kënaqësi!